Trepça po e shkatërron Bashkimin NULL NULL 09.04.2023 17:59 09.04.2023 17:59 Trepça e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Bashkimit me rezultat të thellë me 22 pikë epërsi, në kuadër të çerekfinales së dytë. Mitrovicasit janë duke fituar me rezultat 54-32, ndaj prizrenasve, që si vendas janë duke luajtur në sallën “13 Qershori” në Suharekë. Çerekun e parë, Trepça e nisi mirë, madje në një periudhë udhëhiqte me rezultat 26-0, pasi lojtarët e Bashkimi tek në dy minutat e fundit të këtij çereku shënuan pikët e para. Ky çerek u mbyll me rezultat 34-6. Në çerekun e dytë, Bashkimi kishte fytyrë tjetër, pasi e fitoi me rezultat 26-20. Në fund pjesa e parë u mbyll 54-32. Ndryshe, në çerekfinalen e parë Trepça fitoi me rezultat të ngushtë 92-88 në sallën “Minatori”. /Klankosova.tv.