Trepça po e ruan epërsinë e ngushtë edhe pas tre çerekësh NULL NULL 30.04.2025 20:36 30.04.2025 20:36 Trepça po vazhdon të udhëheqë ndaj Prishtinës edhe pas tre çerekësh lojë. Mitrovicasit janë aktualisht duke fituar me rezultat 54:58 dhe pothuajse gjatë tërë lojës kanë gëzuar një epërsi të ngushtë. Kjo është ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale të Plejofit, ku Trepça po triumfon 2:1. Ricky Tarrant ka 16 pikë te Sigal Prishtina, teksa Mike Meyers 14 tek kampionët në fuqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.