Trepça-Golden Eagle Ylli 58:75 NULL NULL 30.09.2018 19:34 30.09.2018 19:34 Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Ylli, në kuadër të “Z Superliga” në basketboll. Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së dytë. Fitorja i takoj ekipit mysafir. Qysh në cerekun e parë të ndeshjës e cila u transmetua direkt në Klan Kosova dhe Art Motion, skuadra nga Suhareka tregoi se ishte në disponim për lojë, duke e mbyllur atë me epërsi prej 18 pikëve (08:26). Me të filluar cereku i dytë epërsia e mysafirëve shkoi edhe deri në 24 pikë, para se vendasit të kthehen në lojë dhe në pushim të shkojnë me 11 pikë disavantazh (27:38). Ylli epërsinë e rriti sërish në cerekun e tretë, duke shënuar 7 pikë më shumë se Trepca për ta nisur cerekun e katërt me rezultat 40:58. Mitrovicasit u munduan që të rikthehen në fund, por pa arritur të bëjnë shumë, pasi vetëm për një pikë ishin më të mirë në cerekun e katërt, duke shënuar kështu rezultatin përfundimtar 58:75. Lojtari i ndeshjes ishte amerikani Jones që me 28 pikë dhe 6 kërcime kontribouoi më së shumti për fitoren e Golden Eagle Yllit. Më të dalluarit në parket për Trepçën ishin vëllëzerit Zekiqi që bashkë shënuan 24, ndërsa tek Golden Eagle Ylli ishin Jones dhe Mekaj. Më të dalluarit në parket për Trepçën ishin vëllëzerit Zekiqi që bashkë shënuan 24, ndërsa tek Golden Eagle Ylli ishin Jones dhe Mekaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.