Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça fiton epikën në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

NULL NULL
14.05.2025 21:05

Trepça e ka mundur Bashkimin 80:74 në “Minatori” duke e çuar në 3:1 epërsinë e serisë finalen në Playoff-in e Superligës së Kosovës.

Kësisoj, Torcidat janë vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion të Kosovës.

Ndeshja ishte e paparashikueshme dhe me kthesa të mëdha, ku Trepça e nisi shumë mirë duke e marrë çerekun e parë 33:26.

Mirëpo, në të dytin ata realizuan vetëm dy pikë, dhe Bashkimi iku në pjesën e parë me epërsinë 35:44.

Arpaxhikët shkuan në 13 pikë epërsi, por të Gjelbrit hynë në një seri “brutale” prej 19:0, dhe eventualisht përmbyllën çerekun e tretë me avantazhin prej tre pikësh, 63:60.

Në çerekun e katërt, mitrovicasit morën zemër edhe më shumë dhe aty edhe e vulosën fitoren që i afron së tepërmi drejt trofeut.

Wendell Green i Bashkimit ishte në “zjarr” me 35 pikë, teksa më së shumti te vendësit pati Mike Myers, 21.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.