Trepça e shënon fitoren e dytë radhazi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça e shënon fitoren e dytë radhazi

NULL NULL
18/09/2022

Trepça e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas Ponte Prizrenit, mitrovicasit e mposhtën edhe një skuadër nga Prizreni, Bashkimin.

“Xehëtarët” fituan me rezultat 75:68.

Për vendasit në parket u dallua Erion Kastrati me 20 pikë dhe Clevon Brown Jr me 12 të tjerë.

E ndërkaq për mysafirët më efikasët ishin Fahro Alihodzic me 19 pikë dhe Prentiss Nixon me 15 pikë.