Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça e përmbys Borën, tani i duhet “ndihma” e Pejës për vendin e parë (VIDEO)

NULL NULL
05.04.2025 20:47

Trepça e ka fituar ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, 92-80 ndaj Borës.

Ky triumf i vendos në pozitën e parë mitrovicasit, por që ta mbajnë atë përfundimisht, u duhet nesër Peja ta mposht Bashkimin në Prizren.

Nëse ndodh e kundërta, atëherë “Torcida” do hyjë në Play-Off nga vendi i dytë, njofton Klankosova.tv.

Bora pati paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, duke arritur që në pushim të shkojnë me gjashtë pikë avantazh, 36-42.

Megjithatë, vendasit nuk lejuan befasi, duke u rikthyer në fraksionin e dytë.

Junior Madut ishte më i miri në parket, me 23 pikë, pesë kërcime e katër asistime, ndërkaq me nga 15 pikë të realizuara, Musab Mala e Dior Haxhosaj u dalluan te mysafirët.

Prishtinasit e presin tani humbësin e finales së Ligës së Parë, ndërmjet Grapeland – KEK-u, për ta zhvilluar ndeshjen e barazhit, e cila peshon si biletë për të qenë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm.

Elita basketbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe KlanKosova

lajme të ngjashme