Trepça e kërkon titullin në “Karagaç” NULL NULL 14.05.2023 08:38 14.05.2023 08:38 Peja dhe Trepça sot do të përballen në ndeshjen e katërt të serisë finale në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për t’u shpallur kampion, ndërsa pejanët duhet të fitojnë në takimin e së dielës, si dhe sfidën e të enjtes në “Minatori” për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit. Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90. Duelet finale, por edhe gjatë kampionatit të rregullt mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante, ndërsa interesimi është i jashtëzakonshëm, sidomos në finale. Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012. Në garat e rregullta, Peja ishte renditur e dytë, kurse Trepça e katërta. Verdhezinjtë eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, ndërsa rruga e mitrovicasve ishte pak më e gjatë, duke mundur Bashkimin dhe Sigal Prishtinën. Ndeshja luhet me fillim nga ora 17:15, dhe transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.