Trepça e Kastrioti me fitore të reja NULL NULL 02.11.2019 22:41 02.11.2019 22:41 Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së shtatë, mitrovicasit shënuan fitore të vështirë ndaj Drenicës në Drenas me vetëm një gol dallim, 24:23, transmeton Klan Kosova. Pas pjesës së parë Trepça kishte gjashtë gola epërsi, 16:10. Në fillim të pjesës së dytë Drenica kishte seri të mirë dhe rezultati u barazua në 16:16 në minutën e 43-të. Prapë kishte barazim në minutën e 46-të (18:18), por sërish mitrovicasit kaluan në epërsi. Në minutën e 53-të rezultati u barazua në 20:20, por mitrovicasit sërish kthyen epërsinë prej një apo dy gola dhe e mbajtën deri në fund. F.Cimili me 9 gola ishte më efikasi te Trepça. Te Drenica u dalluan K. Kastrati e P. Zekaj me nga 6 gola. Ndërsa në Podujevë, Kastrioti i Ferizajt ka fituar kundër Llapit me rezultat bindës, 46:29. 20:15 për Kastriotin ishte rezultati i pjesës së parë. A.Dugolli e L. Shabani shënuan nga 9 gola për ferizajasit. Te Llapi Havolli e Hoxha kishin nga 7 gola të shënuar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 2 orë më parë