Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale Prishtinën NULL NULL 19.02.2023 19:11 19.02.2023 19:11 Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 74-66. Çerekun e parë e nisi mirë Prishtina, duke e fituar me rezultat 20-13, por në atë të dytin mitrovicasit u kthyen duke e fituar me shifrat 24-20. Në periodën e tretë Prishtina fitoi për një pikë, 18-17. Teksa çereku i fundit ishte përcaktues në fitoren e Trepçës, pasi e fituan me rezultat bindës 16-8, për rezultatin final 74-66. Më të dalluarit në fitoren e Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime dhe Mikale Tmusic, me 13 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime. Në fund Hajrizi u shpall MVP i kësaj finale. Trepça e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, për herë të gjashtë në histori të klubit./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.