Trepça e “blindon” sulmuesin Ba NULL NULL nga Naim Selmani 04.05.2023 15:07 nga Naim Selmani 04.05.2023 15:07 Skuadra e ligës së parë Trepça e ka blinduar sulmuesin e skuadrës senegalezin Moustapha Ba. Ekipi nga Mitrovica përmes rrjetit social facebook bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me 25 vjeçarin për vazhdimin e kontratës edhe për ty vite të tjera përcjell klankosova.tv. Ba u pa bashkë me kryetarin e klubit Nexhmendin Haxhiu në momentin e nënshkrimit, trajnerin Emin Baliqi dhe menaxherin Naim Bahtiri. Senegalezi erdhi te Trepça në vitin 2022. Nga ajo periudhë ai ka kaluar formë fantastike dhe nga 22 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar 20 gola.