Trepça dhe Prishtina triumfojnë në mesjavë në konkurrencën e femrave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça dhe Prishtina triumfojnë në mesjavë në konkurrencën e femrave

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 09.02.2023 13:22

Prishtina ka arritur fitore në udhëtim në Gjakovë, duke fituar ndaj Vëllaznimit me rezultat 47:94 (8:24, 13:24, 16:27, 10:19).

Vajzat nga Prishtina dominuan gjatë tërë ndeshjes, kështu duke shënuar fitoren e 13-të, kurse kanë vetëm tre humbje. Në anën tjetër Vëllaznimi ka vetëm një fitore nga 16 ndeshje të zhvilluara.

Më e mira tek Prishtina ishte Diellza Dekaj, e cila kontriboi me 18 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Fitore në kuadër të xhiros së 16 shënoi edhe Trepça ndaj vajzave United Basketball me rezultat 33:39 (11:10, 11:5, 5:15, 6:9).

Ndeshjen më mirë e nisën vajzat nga Gjilani, por periudha e tretë e riktheu Trepçën duke e regjistruar kështu fitoren e pestë, një më shumë së United Basketball.

Te Trepça u dallua Marshanique Hall me tetë pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.