Treni përplaset me furgonin, dy të plagosur NULL NULL 10.04.2018 10:00 10.04.2018 10:00 Në orët e para të mëngjesit të së martës, treni i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një furgon mallrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 tek shinat e trenit në Pllanë të Lezhës. “Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes Shkodër – Vorë, është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeçar, banues në Spiten”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës. Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit edhe dy persona të tjerë, shkruan Top Channel. Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeçar, banues në Spiten, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.