Treni mbyt shpërndarësin e bukës në Klinë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 01.06.2023 20:56 nga Qendresa Sinani 01.06.2023 20:56 Kryqëzimi i binarëve të hekurudhës ishte pamja e fundit që pa. Rrugës për në punë, në 6 të mëngjesit, Nazmi Hajzeri u godit për vdekje nga treni në Klinë. 50 vjecari nuk i mbijetoi plagëve të shumta që mori, ndonëse u bënë përpjekje që i njëjti të mbahet gjallë, raporton Klan Kosova. “Pacienti ka pasur lëndime në disa pjesë të trupit, sidomos në pjesën e qafës dhe në këmbë. Ekipi mjekësor ka bërë ekzaminimet e nevojshme, mobilizimin e plagëve dhe ka përgatitur transferimin e tij në QKUK, por fatkeqësisht pacienti para nisjes ka ndërruar jetë”, thanë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Familjarët e të ndjerit nuk deshën të flasin për rastin, derisa thanë se Hajzeri punonte në një furrë dhe që në mëngjes shkonte për të shpërndarë bukë. Rasti në polici u cilësua si ‘hetim mbi vdekje’, derisa trupi i viktimës u dërgua për obduksion. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.