14:27, 2 Gusht 2020

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë e Pejës, me ç’rast treni e ka goditur një veturë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Po, mund të konfirmoj se në fshatin Lutogllavë një veturë është goditur nga treni”.

Gashi tha se për detaje shtesë është në pritje të informacioneve të reja lidhur me rastin.

Klan Kosova do të ju mbajë të informuar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë