Trendi i thumbimeve, Drita e Ballkani thellohen në “beef” NULL NULL 10.12.2024 15:58 10.12.2024 15:58 Eliminimi i Ballkanit nga Rilindja 1974 në fazën e parë të Kupës së Kosovës, u komentua gjërë e gjatë në Kosovë. Shumë ironizime e përqeshje pushtuan rrjetet sociale, me faktin se kampionët e Kosovës, njëherit fitues aktual të Kupës shtetërore, nuk arritën ta kalojnë një kundërshtar nga Liga e Parë, që është një rang më i ulët i garave se elita futbollistike. Prej atyre që “thumbuan” suharekasit për këtë dështim, ishte edhe drejtori sportiv i Dritës, njofton Klankosova.tv. Pak minuta pasi “Xhebrailat” u eliminuan, Valon Zymberi postoi një fotografi me trajnerin e Rilindjes 1974, Faruk Statovcin. Ballkani edhe në ndeshjen e radhës në Superligë, nuk arriti të fitojë, pasi nga transferta në Ferizaj mori vetëm barazim, duke mbetur plot 10 pikë prapa Dritës, e cila e udhëheq renditjen tabelare në Albi Mall Superligë. Nëpër debatet televizive të sportit, gjilanasit e kaltër tashmë po cilësohen nga opinionistët si kampionë të ardhshëm të Kosovës, teksa është hedhur si opsiom nëse dinastia e Ballkanit ta ketë fillimin e fundit. Kjo eufori e krijuar si shkak i rezultateve shumë të mira të “Intelektualëve” dhe atyre negative të “Xhebrailave”, duket që e shtyu presidentin e ekipit kampion të tre viteve të fundit të “gjuaj”. Marrë si shkak se në dy edicionet e fundit, Drita dështoi në fund për të triumfuar, sipas Arsim Kabashit, jo të gjithë dinë se si të shpallesh kampion. Por si nisën “fërkimet” ndërmjet dy klubeve që viteve të fundit kanë luftuar për titullin e Superligës. Një fotografi e shkrepur nga fotografi i Ballkanit, e që mori dhenë pas fitores së tyre në Gjilan, në fund të edicionit 2022/23, kishte ngacmuar “emocionet” e zyrtarëve të Dritës. Pas fitores së suharekasëve me rezultat 1-2, ish-trajneri i “Xhebrailave”, Ilir Daja, shfaqej në një moment si dominues, para ishit të gjilanasëve, grekut Akis Vavalis, raporton Klankosova.tv. Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, prapa tij ish-trajneri i Dritës, Akis Vavalis Triumfi i Ballkanit ndaj kundërshtarit direkt, si dhe barazimi 1-1 në derbin e qytetit të Gjilanit, bënë që suharekasit t’ia rrëmbenin Dritës titullin nga “dora”. Fundi i kampionatit 2022/23 po paralajmëronte një rivalitet të fortë në edicionin pasues. Ashtu edhe ndodhi! Në ndeshjen direkte ku përsëri Drita “rrëshkiti” në garën për titullin kampion, Ballkani në Suharekë e barazoi rezultatin ndaj tyre në minutën e 96-të, duke mos i lejuar gjilanasit që t’ua marrin pozitën e parë, njofton Klankosova.tv. Pas atij ballafaqimi, zyrtarët e klubit mysafirë u ankuan se u pritën keq nga suharekasit. Drejtori i Dritës, Feti Murseli, pretendoi se u sulmuan në hyrjen e zhveshtores. Ballkani reagoi në faqen e tyre zyrtare, duke mohuar akuzat e rivalëve. “Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të pa qena. Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër”, shkruhej në reagimin e klubit nga Suhareka. Murseli nuk u ndal, ai vazhdonte insistimin se u sulmuan në Suharekë. “Sot kemi lexuar për një deklaratë të Ballkanit duke mohuar që ka patur sulm fizik ndaj zyrtarëve të klubit tonë në ndeshjën e djeshme, ndërsa zyrtari i klubit Idriz Hajrizi më shkruan mesazh privat pas ndeshjes duke më thënë që nuk isha unë që ju kam sulmuar por më ke ngatrru me ndihmës trenerin (duke mos e mohuar sulmin, thjesht duke hequr përgjegjësin nga vetja e tij). Kjo është një dëshmi se në çfarë niveli të organizimit dhe funksionimit është ky klub”, potenconte drejtori i Dritës, transmeton Klankosova.tv. Se sa i nxehtë do të jetë sezoni pranveror, mbetet të shihet. Një gjë tashmë është e vërejtshme, Ballkani dhe Drita e kanë shpërndarë rivalitetin edhe jashtë fushës së blertë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.