12:20, 8 Shtator 2019

Dikur konsiderohej si aksesori që gjithkush kishte turp ta vishte, ndërsa sot vazhdon të jetë një trend global.

Çantat e belit janë krijuar shumë vite më parë, në mënyrë që njerëzit të ruheshin nga banditët. Por prej vitesh askush nuk i kishte përdorur më, deri sa kompani të mëdha si Gucci apo Prada, vendosën ta rikthenin në një aksesor luksoz dhe të kushtueshëm.

Ndërsa të parët që patën mundësinë për t’i promovuar kanë qenë personazhe me famë botërore si Rihanna dhe Kim Kardashian.

Nuk është hera e parë që shohim një rikthim të modës së vjetër, por shumica prej tyre kanë qenë të përkohshme dhe të paktat janë ato trende që mbijetojnë kaq gjatë me kalimin e kohës.

Qe nga korriku i vitit të kaluar e deri më tani, vazhdojmë t’i shohim në garderobën e VIP-ave, si shqiptarë ashtu dhe të huaj.

Nuk ka rëndësi nëse je vajzë apo djalë, kjo çantë është një ndër të rrallat që nuk njeh gjini, pasi shpesh jemi mësuar t’i kategorizojmë, shkruan klanplus. Për më tepër, mënyrat se si mund ta kombinosh, janë të pafundme. Qoftë me fustan, veshje sportive apo edhe veshje klasike.

Konkurs Pune

Lexo më shumë