Trendafilova anuloi vizitën, PSD-ja protestën NULL NULL 20.09.2022 21:15 20.09.2022 21:15 Partia Socialdemokrate ka anuluar protestën e organizuar për nesër në Gjilan, pasi kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka anuluar aktivitetet e saj me shoqërinë civile, të parapara të mbahen në këtë komunë. “Për shkak të anulimit të takimit të zonjës Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar, për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetar që ndihmoi në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishin të gatshëm të dilnin në protestë e të shpërfaqnin pakënaqësinë aty”. Sipas PSD-së, anulimi i takimit të Trendafilovës për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe skandaloze, njofton Klankosova.tv. “Anulimi i takimit të mbyllur të znj. Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhoj opinionin publik dhe të normalizoj imazhin e saj aty. Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze. Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zëri të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen” thuhet në njoftimin e PSD-së. Paralajmërimet për protestë, Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, aktivitetet i zhvillon përmes internetit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë