Tregtari i artit që mbështeti “Hezbollahun” akuzohet për shmangie të sanksioneve amerikane NULL NULL 20.04.2023 22:30 20.04.2023 22:30 Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzoi të martën një financier të grupit militant Hezbollahut dhe tetë të tjerë për shmangie të sanksioneve dhe pastrim të pothuajse 160 milionë dollarëve. Në disa raste, pastrimi i parave u bë përmes veprave të artit dhe diamanteve, shkruan abcnews.go.com, transmeton klankosova.tv. Prokurorët pretendojnë se Nazem Ahmad vazhdoi të blejë vepra arti dhe diamante të nivelit të lartë përmes entiteteve të ShBA-së dhe i ofroi qasje në tregjet financiare ndërkombëtare një organizate terroriste. Ahmad ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i anëtarëve të nivelit të lartë të Hezbollahut, një grup terrorist me bazë në Liban, i cili u cilësua nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë terroriste e caktuar. Ai u sanksionua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit në vitin 2019, duke e ndaluar atë të bënte çdo biznes në Shtetet e Bashkuara. Në një konferencë shtypi të martën, udhëheqës të lartë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Tregtisë, Thesarit dhe Shtetit bënë të qartë se ata duan që ai të kapet, madje duke ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij. “Ahmad dhe rrjeti i tij përdorën një rrjet kompleks subjektesh biznesi të paligjshme për të blerë vepra arti të vlefshme dhe për të siguruar shërbimin e klasifikimit të diamanteve me bazë në ShBA, të gjitha duke fshehur përfshirjen e tyre dhe përfitimin nga këto aktivitete në vlerën prej rreth 160 milionë dollarësh, duke i ofruar gjithashtu qasje organizatës terroriste Hizballah në tregjet financiare të ShBA-së dhe atyre ndërkombëtare”, u tha gazetarëve Zëvendës Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Tien. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv