Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin NULL NULL 03.06.2023 23:13 03.06.2023 23:13 Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjatë shkëmbimit të zjarrit në anën izraelite të kufirit. Forcat e armatosura të të dyja vendeve thonë se po hetojnë së bashku incidentin e pazakontë, shkruan BCC, transmeton Klan Kosova. Nga Egjipti thonë se një oficer i tyre kaloi në Izrael ndërsa ndiqte trafikantët e drogës. Ushtria izraelite ka thënë se të shtënat supozohej se kishin lidhje me një operacion kontrabande droge që e kishte penguar gjatë natës. Sipas ushtrisë, dy ushtarë izraelitë – një burrë dhe një grua – të vendosur në një vend të largët përgjatë kufirit u qëlluan për vdekje herët të shtunën në mëngjes. Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer i lartë nuk ishte në gjendje t’i kontaktonte me radio. Disa orë më vonë, pas një operacioni kërkimi, sulmuesi i supozuar u rrethua dhe pati një shkëmbim zjarri, thotë ushtria izraelite. Një ushtar i tretë u vra, së bashku me personin e armatosur, për të cilin thuhet se ishte një polic egjiptian. Një tjetër ushtar u plagos në atë shkëmbim zjarri. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.