Tre të vrarë në një fabrikë në ShBA NULL NULL 10/06/2022 10/06/2022 Tre persona u vranë të enjten në një fabrikë në Smithsburg. Sipas raportimit të mediave amerikane i dyshuari është qëlluar në vendngjarje nga policia. Columbia Machine është një prodhues i pajisjeve të produkteve të betonit, sipas faqes së tyre të internetit. Smithsburg është rreth 130 kilometra në perëndim të Baltimores. Ligjvënësi David Trone, tha se ai është duke e monitoruar situatën. “Ne jemi duke monitoruar në mënyrë aktive të shtënat në Smithsburg tani dhe zyra jonë është në kontakt me zyrtarët në terren” – tha Trone. Siç raportohet, Zyra e Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve në Baltimore raportoi se agjentët specialë po e ndihmojnë zyrën e sherifit rreth hetimeve për incidentin.
Kosova Vjehrri e rrah renë në Prishtinë, ai lirohet e ajo me fëmijët dërgohet në strehimore 16 minuta më parë
Kosova Kryeministri Kurti takon drejtuesit e fondacionit BESA, flasin për sistemin dual të arsimit 17 minuta më parë