Tre të vdekur pas sulmit të qeverisë siriane në autokolonën e Turqisë NULL NULL 19.08.2019 15:40 19.08.2019 15:40 Një sulm ajror i qeverisë siriane që synonte të ndalojë një autokolonë turke për të arritur në një qytet të kontrolluar nga rebelët në veri të Sirisë ka vrarë tre civilë, pretendon Turqia. 12 persona të tjerë u plagosën në sulmin në provincën Idlib të hënën, tha ministria turke e mbrojtjes. Idlib është një nga zonat e pakta në Siri që nuk është nën kontrollin e qeverisë. Siria ka dënuar autokolonën, e cila ishte e ngarkuar me municion. Turqia – e cila mbështet rebelët – thotë se sulmi shkel marrëveshjet e mëparshme. Marrëveshja e arritur në shtatorin e kaluar midis Rusisë dhe Turqisë, duhet të nënkuptojë se Idlib mbrohet nga një ofensivë e madhe e qeverisë. Por javët e fundit forcat qeveritare kanë rritur sulmety e tyre mbi rajonin – qëndresa e fundit e madhe anti-Asad – duke vrarë qindra civilë dhe duke përzënë qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër, Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 4 minuta më parë
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 13 minuta më parë