Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 124 raste të reja

Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 124 raste të reja

NULL NULL
1 muaj më parë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se 3 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë shënuar 124 raste, ndërsa janë shëruar edhe 70 njerëz tjerë, transmeton Klan Kosova.

Të vdekurit janë një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi, që të tre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sa i përket infektimeve të reja, MSH bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 124 qytetarë nga 808 teste të kryera, raporton OraNeës.

Aktualisht në spitalet Covid, atë Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të 24 orëve të fundit:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik.
COVID-19 – Statistika (25 Shtator 2020)

Testime totale 83911

Raste pozitive 13045

Raste të shëruara 7309

Raste Aktive 5363

Humbje jete 373 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 25, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2651
Durrës 587
Shkodër 375
Elbasan 309
Lezhë 303
Fier 254
Korçë 252
Vlorë 199
Kukës 154
Berat 112
Dibër 90
Gjirokastër 77