16:48, 31 Korrik 2020

Në Shqipëri, janë shënuar 79 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, si dhe kanë ndërruar jetë 3 persona, transmeton Klan Kosova.

Ata që nuk e fituan betejën me Covid-19 janë një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Në 24 orët e fundit atje janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë, shkruan Top Channel.

Konkurs Pune

Lexo më shumë