10:20, 25 Maj 2019

Tre njerëz kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur dje nga një shpërthim që ka ndodhur në një xhami në Kabul të Afganistanit.

Sipas Reuters, në mesin e të vdekurve është edhe kleriku fetar i xhamisë, transmeton Klan Kosova.

 

Zëdhënësi i Policisë, Firdaës Faramarz, tha se eksplozivët  ishin vendosur në pjesën ku lutet kleriku fetar i xhamisë.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur dje.

Sulmi ndodhi teksa besimtarët kryenin ritualet fetare.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë