Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Drenas NULL NULL 26.10.2024 18:51 26.10.2024 18:51 Policia e Kosovës. Foto ilustruese Sot rreth orës 18:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. “Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.