Tre të lënduar në një aksident në Dubravë të Istogut NULL NULL 29.06.2025 20:45 29.06.2025 20:45 Fotografi ilustruese / aksident trafiku Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Dubravë të Istogut. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura. Ai gjithashtu njoftoi se tre të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. “Sot rreth orës 17:50, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Dubravë- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë 3 (tre) persona kanë pësuar lendime trupore të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025