20:08, 19 Shkurt 2020

Njësiti për Hetime të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e tre personave te dyshuar për grabitje te armatosur.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rasti ka ndodhur më datën 10.02.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët me forcë ( duke i shkaktuar lëndime viktimës), kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga viktima i cili po transportonte paratë e një dyqani në rrugën e sipërshënuar “- tha Ahmeti.

“Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës kanë ndërmarrë  të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar. Aksioni i realizuar sot nga njësiti i Hetimeve te Përgjithshme, ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar”- tha ajo.

Tre personat e arrestuar janë:

Sh. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,

  1. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

H.O , mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Hetuesit  rajonal të mbështetur nga Njësiti për Reagim te Shpejte,  kanë kryer katër bastisje në lokacione të ndryshme, ku kanë sekuestruar:

*Tri automjete,

*Dy pushke gjuetie ( pa leje)

*Telefona celularë

*Një sasi të parave si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si  dëshmi në procedurë.

Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim te prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Konkurs Pune

Lexo më shumë