Tre të arrestuar në Tiranë, shfrytëzonin banesë për prostituim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të arrestuar në Tiranë, shfrytëzonin banesë për prostituim

NULL NULL
14/10/2015

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës, me akuzën se krijonin kushte për ushtrim të prostitucionit në një lokal në kryeqytet.

Në pranga ranë Pëllumb Ismaili, 58-vjec, Liljana Shella, 59-vjec dhe Tatjana Cuka, 53 vjec. Kjo e fundit kryente marrëdhënie seksuale me klientët që i gjente Liljana Shella, ndërkohë që 58-vjeçari Pëllumb Ismaili jepte banesën e tij si ambient ku ushtrohej prostitucioni.

Bazë për gjetjen e klientëve nga Liljana Shella shërbente lokali i saj. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe 73-vjeçari me iniciale G.A.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme./Lapsi.al