Tre të arrestuar në Pejë, u rrahën mes vete NULL NULL 13.03.2023 10:00 13.03.2023 10:00 Janë arrestuar tre persona në Pejë, pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është lënduar njëri nga të dyshuarit dhe një person tjetër, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar për një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit si dhe një person/viktimë e rastit mashkull kosovar. Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe pushka e gjuetisë pa fishekë është konfiskuar. Më vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 5 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 10 orë më parë