Tre ndeshje nga BKT Superliga në Artmotion këtë të mërkurë, spikat derbi mes Dritës dhe Ballkanit NULL NULL nga Arbon Flugaj 15.09.2021 14:02 nga Arbon Flugaj 15.09.2021 14:02 Xhiro e katërt e BKT Superligës së Kosovës në futboll do të luhet në mesjavë dhe do të vijë me përballje jashtëzakonisht interesante në platformën Artmotion. Tre do jenë përballjet që do zhvillohen të mërkurën teksa dy të tjera të enjtën. Duke filluar nga ora 16:00 në Art Sport 1 do të vijë dueli mes Dritës dhe Ballkanit, dy skuadra këto që janë ndër favoritet për të fituar titullin në fund dhe duke marrë parasysh që është akoma herët në këtë garë që të dyja do synojnë fitoren për tu shkëputur me pikë. Jon Ajeti do jetë komentator i kësaj sfide. Në po të njejtin orar mirëpo në Art Sport 2 do të vijë ballafaqimi mes Llapit dhe Malishevës, kjo ndeshje do zhvillohet në terrenin e vështirë të stadiumit në Merdarë teksa të dyja skuadrat duan rikthimin tek fitoret pas humbjeve që pësuan në fundjavën e kaluar. Kjo përballje do të komentohet nga Arbon Flugaj. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja… në Art Sport 3 do të vijë dueli mes dy skuadrave që kanë fanella bardhë dhe gjelbërt, Feronikelit dhe Dukagjinit. Vendasit nga Drenasi e fituan në fundjavë ndeshjen e tyre kundër Llapit prandaj e kanë edhe moralin lartë për të vazhduar me rezultate pozitive teksa Dukagjini asesi nuk po arrinë të ambientohet me Superligë dhe akoma nuk ka fitore. Engjëll Bërbatovci do të jetë komentator në këtë ndeshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.