15:27, 10 Shkurt 2020

Tre mundësit kosovarë, Egzon Shala, Edon Shala dhe Alban Sopa, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Europian “Romë 2020”, që prej nesër e deri më 16 shkurt mbahet në Romë të Italisë.

Egzoni garon në kategorinë -125 kilogramë, Edoni (bursist Olimpik i KOK-ut) në -92 kilogramë, ndërsa Albani në -70 kilogramë. Edoni dhe Egzoni prej disa ditësh ndodhen në kampin përgatitor në Romë, transmeton Klan Kosova.

Europiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.

Mundësia e fundit për mundësit kosovarë që të kualifikohen në Tokio 2020 është turneu kualifikues që mbahet prej 19-22 mars 2020 në Budapest të Hungarisë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë