22:46, 12 Korrik 2019

Kishte shkuar në Itali për të shitur një sasi të madhe droge e cila kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Policia ka vënë në pranga 38 vjeçarin Emiliano Keçi. I riu ishte pikasur nga hetuesit për shkak të precedentëve të tij të mëparshëm për trafik droge. Në momentin e arrestimit 38 vjeçari po i drejtohej makinës së tij një Alfa Romeo Giulietta. Në shpejtësi e sipër i riu tentoi të fshehë një sasi prej 1 kg kokaine të cilin e kishte fshehur në brendësi të kroskotit.

Pas kontrollit të banesës së tij në Seriate, u gjet një sasi e konsiderueshme droge, ku pjesa më e madhe ishte fshehur poshtë motorit të frigoriferit.

Rreth 18 kg kokainë, 10 gramë heroinë si dhe 8 kg hashash, u sekuestruan nga autoritetet italiane të cilat kapnin një vlerë totale prej 3 milonë eurosh.

Mbi qeset e drogës së sekuestruar ishin shënuar emra qytetesh si :Lecco, Bergamo, Brescia, të cilat tregonin se për ku do të shkonte sasia e drogërave.

Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi dhe tre armë me silenciator.

Autoritet italiane vazhdojnë hetimet për të zbuluar më tej të gjithë dinamikën e këtij aktiviteti./abcnews.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë