Tre kosovarë të kërkuar ndërkombëtarisht kapen në Morinë NULL NULL 25.03.2026 10:49 25.03.2026 10:49 Foto ilustruese Tre shtetas të Kosovës, të kërkuar ndërkombëtarisht janë kapur në Morinë. Sipas njoftimit të policisë shqiptare, M.G, 65-vjeçar dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”, dhe nga dënim i kanë mbetur për të kryer 18 muaj, pasi i njëjti u dënua nga shteti gjerman me 4 vjet e një muaj burgim, transmeton Klankosova.tv. Nga ana tjetër, Xh. S., 47 vjeç, akuzohet për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dhe pritet ekstradimi i tij në Kuvajt. Derisa R.P, 36-vjeçar nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.