Tre javë pasi pësoi sulm në zemër, Casillas përjeton një tjetër rast të rëndë NULL NULL 22.05.2019 22:57 22.05.2019 22:57 Duket se qetësi ende nuk ka në familjen Casillas. Pas sulmit në zemër që ka pësuar portieri Iker Casillas, tani një operacioni të rëndë i është nënshtruar Sara Carbonero, bashkëshortja e tij. Për këtë ajo njoftoj në rrjetin social instagram se është operuar për një tumor malinj në vezore dhe se gjithçka kishte shkuar mirë, ndonëse do t’i duhej të bënte edhe disa muaj trajtim dhe betejë. “Këtë herë ishte radha ime,. Me kishin konstatuar një tumor malinj dhe mu desh të operohesha. Tani jam mirë, ndonëse më duhet të vijoj betejën dhe trajtimin për disa muaj. Jam besimplotë që gjithçka do të shkojë mirë. E di që rruga do të jetë e vështirë, por fundi i lumtur dhe për këtë kam mbështetjen e familjes time dhe mjekëve”, shkroi në një mesazh në Instagram, Sara Carbonero. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.