Tre gola për 25 minuta në “Air Albania”, Shqipëria në epërsi ndaj Kazakistanit NULL NULL 15.11.2020 18:28 15.11.2020 18:28 Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit në “Air Albania” stadium. Golin e epërsisë për “Kuq e zinjtë” e ka shënuar Sokol Cikalleshi në minutën e 16-të, pas krosimit të Elseid Hysajt. Për 2 me 0 ka realizuar mbrojtësi Ardian Ismajli, në minutën e 23-të. Ndërkaq Kazakistani e ngushtoi epërsinë me Aibol Abiken, i cili shënoi nga më shumë se 40 metra pas gabimit të portierit Etrit Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë