Tre gjëra që s’duhen bërë nëse do ca para të kursyera në fund të muajit

Tre gjëra që s’duhen bërë nëse do ca para të kursyera në fund të muajit

NULL NULL
1 muaj më parë

15-ditëshi i parë i muajit është ai më i lezetshmi. Mund të bëjmë ca nga planet e lëna përgjysmë nga muaji i shkuar dhe mbi të gjitha, të gënjejmë veten që i gjithë muaji do të vijojë njësoj. Në fund, 0 para të kursyera. Si t’ia bëjmë që kjo të mos ndodhë dhe të kemi shanse për t’u bërë të pasur një ditë?

Blerjet impulsive

Nëse keni një tufë parash në dorë mos rendni menjëherë të blini atë që keni dashur gjithmonë të blini. Është e mira që atë tufë parash ta kurseni dhe ta shpenzoni zgjuar. Blerjet  shpejta janë ato që dëmtojnë ekonominë tuaj.

Krahasimet

Mos i krahasoni të ardhurat tuaja me ato të të tjerëve. Krahasimi nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do t’ju bëjë të ndiheni sikur ajo që keni nuk ju mjafton.

“Sikletosjet” e tavolinës

Nëse jeni në një tavolinë me njerëz të cilët preferojnë të shpenzojnë shumë nuk keni pse të bëni edhe ju të njëjtën gjë, shkruan anabel. Faturat marramendëse janë për ata njerëz të cilëve ua mban xhepi të tilla shpenzime. Nuk është turp të kursesh.