Tre filma nga Kosova shfaqen në festivalin ndërkombëtar të filmit në Selanik NULL NULL 09.11.2023 12:41 09.11.2023 12:41 Tre filma nga Kosova janë shfaqur në edicionin e 64-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Selanik. Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës në Facebook, raporton Klan Kosova. Filmi i metrazhit te gjatë “Martesa”, me regjisore Blerta Zeqirin. Filmi i metrazhit te shkurtër “Four Pills at Night”, regjisor Leart Rama. Filmi i metrazhit të gjatë “House Keeping for Beginners”, regjisor Goran Stolevski. Gjithashtu u shfaq filmi nga Shqipëria “A Cup Of Coffe and New Shoes On” regjisor Gentian Koçi. Pas shfaqjes së filmave, publiku pati mundësi të bëjë pyetje për regjisorët e filmave të cilët ishin të pranishëm. Përveç filmave, dje u mbajt edhe Asambleja e përgjithshme e See Cinema Network, për të diskutuar zgjedhjen e projekteve që do të marrin mbështetjen e rrjetit për zhvillim. Pjesë e Asamblesë së përgjithshme ishin shtetet ballkanike si: Kosova, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Romania, Shqiperia, Cyprus dhe Maqedonia e Veriut Kujtojmë se disa nga projektet e përzgjedhura ndër vite nga Kosova për përkrahje nga See Cinema Network ishin: “Kthimi ne mal” regjia Antoneta Kastrati, “Zana”, regjia Antoneta Kastrati, “Gruaja e Shtëpisë”, regjisor Fatos Berisha, “Koagolimi”, regjisor Noar Sahiti, “Burek”, regjisor Ismet Sijarina dhe “Looking for Venera”, regjisor Besnik Krapi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.