Tre fëmijë ukrainas shkojnë në “shkollë” me shokët kosovarë (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 15.03.2022 20:33 nga Arbëresha Fazliu 15.03.2022 20:33 Tre fëmijë ukrainas, të cilët janë strehuar në shtëpinë e kushërirës së tyre, të martën kanë nisur mësimet në një institucion arsimor për qëndrim ditor në kryeqytet. Fëmijët ukrainas u pritën ngrohtë me çokollata e bonbone nga bashkëmoshatarët e tyre prishtinas. Institucioni për qëndrim ditor i cili gjendet në kryeqytet, i ka marrë të qëndrojnë në të sa të duan ukrainasit për të ju ofruar mundësi socializmi përmes lojërave e mësimeve me nxënësit e këtij institucioni, në mënyrë që të largohen nga lajmet për luftën e cila po zhvillohet në vendlindjen e tyre, të cilën e lanë tash e një javë për të gjetur strehim në Kosovë. Prindërit e fëmijëve ukrainas u shprehën të befasuar me mikpritjen që janë bënë në këtë institucion. “Dua të falënderoj shkollën dhe të gjithë fëmijët, pritja ishte shumë e këndshme, krejt e papritur. Fëmijët tani janë të qetë dhe të sigurt”, deklaroi Julia Obodovska, nëna e njërit prej fëmijëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë