Tre drejtorë të QKUK-së japin dorëheqje NULL NULL 04/05/2015 04/05/2015 Emrush Kryeziu, Syzana Magjuka, Mybera Ferizi janë emrat e tre drejtorëve të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga pozicionet respetive në QKUK. Tre drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre gjatë ditës së sotme. Emrush Kryeziu, Syzana Magjuka, Mybera Ferizi janë emrat e tre drejtorëve të cilët kanë ofruar dorëheqjet nga pozicionet respektive. Emrush Kryeziu ishte drejtor i Klinikës së Hematologjisë, Syzana Magjuka ka qenë drejtoreshë e Klinikës së Instituteve si dhe Mybera Myrtezi ishte drejtoreshë e Klinikës së Dermatologjisë. Dorëheqjen e tre drejtorëve nga klinikat e QKUK-së e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e kësaj qendre, Miranda Qyqalla. Të njëjtit e bënë këtë veprim ngase zgjodhën Universitetin e Prishtinës, për të vazhduar karrierën e tyre.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022