Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Travolta feston ditëlindjen e 11-të të djalit të tij (FOTO)

NULL NULL
25.11.2021 10:13

John Travolta po e feston ditëlindjen e të birit!

Aktori 67-vjeçar i Grease zgjodhi Instagramin për të shkruar një dedikim të ëmbël për djalin e tij Ben në ditëlindjen e tij të 11-të.

“Gëzuar ditëlindjen djali im i bukur. Babi të adhuron! 🎂”, shkroi John, i cili postoi edhe një foto ku pozoi me Benin dhe vajzën e tij Ella, e cila po ashtu shkroi një dedikim të ëmbël për Benin në ditëlindjen e tij.

“Gëzuar ditëlindjen Benjamin! Djali më i ëmbël që njoh. Ti vazhdon të më mësosh aq shumë dhe të ndriçosh jetën tonë. Të dua!❤️🎉🎈”, ka shkruar Ella në Instagram së bashku me një foto të Benit duke buzëqeshur e pozuar me qenin e tyre.

Në një intervistë të fundit, John kujtoi bisedën emocionale që pati me Benin pasi gruaja e tij, Kelly Preston, vdiq pas një beteje me kancerin.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.