Transportonte në furgon 12 klandestinë drejt Kosovës, arrestohet 33 vjeçari NULL NULL 15.09.2021 11:02 15.09.2021 11:02 Forcat e policisë të Lezhës kanë arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar që po transportonte drejt Kosovës disa klandestinë. Arrestimi u krye në autostradën Milot-Morinë, ku në një furgon të tipit “Benz”, pas një kontrolli të kryer si pasojë e disa informacioneve të marra, u gjenden 12 shtetas të huaj. Bëhet fjalë për klandestinë që i drejtoheshin Kosovës, për të ndjekur më pas rrugën që do t’i çonte drejt kufijve të Bashkimit Europian. I arrestuari, shofer i furgonit, është shtetasi me inicialet I.N, banues në Fushë-Krujë./A2 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë