Transmetimet e Xhiros 21 të Superligës së Zvicrës në Artmotion përmbyllen me duelin Young Boys – Servette NULL NULL nga Arbon Flugaj 21.02.2021 09:30 nga Arbon Flugaj 21.02.2021 09:30 21.07.2019; Bern; Fussball Super League - BSC Young Boys - Servette FC; Steve Rouiller (Genf) gegen Guillaume Hoarau (YB) (Urs Lindt/freshfocus) Liderët e pakontestueshëm të Kampionatit zviceran, Young Boys, do të kenë një sfidë jo dhe aq të vështirë në letër këtë fundjavë. Ata do të përballen me Servette të pozitës së gjashtë në tabelë në një duel interesant që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2 këtë të diel me fillim nga ora 16:00. 16:00 YOUNG BOYS – SERVETTE ART SPORT 2 Pas 20 ndeshjeve të para të luajtura, Young Boys janë bindshëm të parët në renditje me plot 16 pikë më shumë sesa ndjekësit më të afërt të Baselit. Servette në anën tjetër janë në mes të tabelës, por nuk janë edhe aq të sigurt pasi vetëm pesë pikë është diferenca mes tyre dhe Luzernit të pozitës së parafundit. Interesant është fakti që Servette ka qenë pikërisht kundërshtari më i papërshtatshëm për kampionët dhe liderët aktualë duke i mposhtur në një duel dhe duke barazuar në një tjetër në fillim të kampionatit. A do të hakmerren liderët, apo Servette do ta sjellë edhe një tjetër befasi senzacionale mbetet të shihet të dielën me fillim nga ora 16:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.