Traktorit i shkëputet rrota dhe godet veturën që po vinte përballë (VIDEO)

Traktorit i shkëputet rrota dhe godet veturën që po vinte përballë (VIDEO)

10 muaj më parë

Një rrotë shkëputet nga traktori dhe shkon në drejtim të një veture që po vinte përballë.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në Belgorod, në Rusinë Jugore,të enjten e kaluar ndërsa traktori po ecte në rrugët e akullta me një shpejtësi të normale.

Një veturë mund të shihet përgjatë një rruge përmes xhirimeve, që e ndjek traktorin nga afër.

Pak më vonë, një makinë vjen nga drejtimi i kundërt derisa rrota traktorit shkëputet nga boshti.

Rrota godet xhamin e makinës që kalon, duke bërë që ajo të rrëshqasë.

Edhe pse makina pësoi dëme të konsiderueshme, shoferi thuhet se u largua i palënduar.