Trajtimi i kancerit së shpejti edhe në dy spitale rajonale (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajtimi i kancerit së shpejti edhe në dy spitale rajonale (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 11.05.2023 20:36

Narqize Arënliu-Hoxhaj ka gati katër muaj që e drejton Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, si ushtruese e detyrës.

Mirëpo këtë pozitë me mandat të plotë, për të cilën tashmë ka përfunduar afati i aplikimit, Arënliu-Hoxhaj nuk e synon, raporton Klan Kosova.

Megjithëkëtë, për këtë periudhë menaxheriale, klinikën më të ndjeshme, Onkologjinë e ka vënë në top prioritet.

Si rrjedhojë, pacientët onkologjikë të regjionit të Pejës dhe Prizrenit së shpejti nuk do të kenë nevojë të bëjnë rrugë për në Prishtinë për t’u furnizuar me terapitë tabletare.

Ushtruesja e detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Arënliu-Hoxhaj tha se besojnë që javën tjetër do të nisin me dhënien e terapive tabletare në Spitalin e Pejës dhe të Prizrenit, derisa po punojnë që aplikimin e kimioterapisë në këto dy institucione spitalore sekondare ta nisin në fund e vitit.

Krahas këtij decentralizimi ku sipas të parës së SHSKUK-së do të ndikojë në evitimin e tollovisë dhe uljen e mbingarkesës në Onkologji, në këtë klinikë do të ketë edhe rinovime e ngritje kapacitetesh. Për këtë çështje, ajo tha se plani i investimit është dorëzuar gjatë kësaj dite në zyrën e prokurimit.

Onkologjia do të digjitalizohet sa i përket kartelave personale të pacientëve. U tha po ashtu se edhe tani ka mungesa të ilaçeve për kancer, ndonëse furnizimi është më i mirë krahasuar me muajt e kaluar, por që nuk është ende 100%. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS