13:07, 11 Shkurt 2019

Trajneri kryesorë, Shpëtim Duro, ka dhënë dorëheqje nga klubi i futbollit FC Drita.

Klubi gjilanas ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut se të dy palët kanë rënë dakord që të ndërpritet bashkëpunimi, transmeton Klan Kosova.

“Pas eliminimit nga kupa e Kosovës dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, Shpëtim Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër”, thuhet në njoftimin e klubit.

“FC Drita e falënderon profesorin Duro për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë