Trajneri i Werder Bremenin thotë se Rashica është lojtar shumë i rëndësishëm NULL NULL 08.11.2019 21:15 08.11.2019 21:15 Forma e jashtëzakonshme e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica vazhdon t’i bëjë të gjithë të flasin për të. Gjithsesi, me formën e tij është shumë i kënaqur edhe trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeld. Trajneri gjerman para ndeshjes derbi që skuadra e tij e zhvillon te dielën me liderin e tabelës, Borussia Moenchengladbach, ka thënë se Rashica është shumë i rëndësishëm për ekipin. “Rashica çdo herë po bëhet më i mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë Kohfeld duke i quar kështu në njëfarë forme mesazh kërcënues kundërshtarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.