Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Spanjës: Nëse s’jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit s’do të mund të fitojmë

NULL NULL
13.07.2024 23:18

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur përpara finales së nesërme kundër Anglisë në Euro 2024.

Ai tha se ndihet i emocionuar që me kombëtaren e tij janë në finale të Euro 2024, teksa fjalë të mëdha ndau edhe për kundërshtarët, pasi sipas tij, Spanja e Anglia janë dy kombëtaret më të mira në këtë kampionat.

“Lojtarët kanë luajtur tashmë shumë finale, por pak në një finale të kampionatit evropian. Duhet të jesh i qetë dhe të kënaqesh. Unë mbaj vetëm të mirat në jetën time dhe mbaj gjithçka që po ndodh këtu. Unë jam i emocionuar që jam në një finale të kampionatit evropian”.

“Ne jemi dy skuadrat më të mira dhe prandaj jemi në finale. Gjëja themelore është të jemi të fokusuar dhe të mos bëjmë gabime. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për të luajtur një finale”, tha Fuente, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se nëse ekipi i Spanjës nuk janë mbi nivelin e ndeshjeve të fundit, nuk do të mund të fitojnë, teksa shtoi se ka respekt total për Anglinë e që sipas tij, ndeshja do të jetë e barabartë.

“Nuk e kemi humbur kurrë perspektivën. Ne fokusohemi vetëm te vetja dhe jo te ato që thuhen. Nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit dhe më të fokusuar, nuk do të mund të fitojmë, por e di që do ta bëjmë”.

“Unë kam respekt total për Anglinë, por do të jetë një ndeshje e barabartë. Ne do të garojmë për të fituar. Mund të fitosh në një lojë edhe nëse je më keq. Nëse nuk jemi Spanja, do të kemi probleme. Një nga pikat tona të forta është të tërheqim shumë dhe të tregojmë se cili është stili ynë, edhe pse ne kemi qenë tashmë pjesë e asaj historie”,  tha ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme