Trajneri i Serbisë: Shqipëria e meriton pozitën në grup - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Serbisë: Shqipëria e meriton pozitën në grup

NULL NULL
05/10/2015

Trajneri i Serbisë, Radovan Curcic nuk ngurron të vlerësojë kombëtaren shqiptare në prag të sfidës që do të luhet ditën e enjte në “Elbasan Arena” për eliminatoret e Euro 2016. Në një intervistë për median serbe, Curcic deklaroi se sfida me kuqezinjtë do të jetë e vështirë dhe se Shqipëria është me meritë në pozitat aktuale në grup.

“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë ndoshta më e vështira për ne. Kam respekt absolut për skuadrën e Shqipërisë. Ajo nuk është rastësisht në këto pozita. Kombëtarja shqiptare është përmirësuar ndjeshëm dhe një fitore ndaj nesh e çon atë për herë të parë në fazën finale të një aktiviteti të rëndësishëm. Jam i sigurt se lojtarët e mi do të japin maksimumin brenda mundësive të tyre dhe do të përfaqësojnë sa më mirë vendin tonë”, u shpreh Curcic.

Problemet për trajnerin serb për sfidën me kombëtaren tonë nuk janë të pakta, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të disa prej futbollistëve të tij, siç është rasti i Nemanja Matic. Curcic bëri të ditur se prania e futbollistit të Chelsea është në dyshim për ndeshjen ndaj kuqezinjve, ndërkohë që është e sigurt mungesa e Nastasic, Maksimovic, Kostic dhe Markovic.

Ndeshja e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë do të gjykohet nga arbitri italian Nicola Rizzoli, shkruan TopChannel.