Trajneri i Mallorcas: Muriqi erdhi i lodhur nga Kosova - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Mallorcas: Muriqi erdhi i lodhur nga Kosova

NULL NULL
31.03.2023 09:49
vedat muriqi

Trajneri i Mallorcas Javier Aguirre, ka treguar gjendjen fizike të lojtarëve, pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve.

Aguirre u pyet për Kang-in Lee, Muriqin dhe Gio Gonzales, në konferencën për shtyp, ku tha se mezi kanë arritur të ushtrohen, pas lodhjes nga fluturimi i gjatë, transmeton Klankosova.tv.

“Ata që mbërritën sot mezi kanë mundur të ushtrohen, nuk kanë punuar me ekipin, sidomos për shkak të lodhjes dhe orëve të fluturimit. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin”, deklaroi Aguirre dje në konferencnë për shtyp.

Mallorca do të përballet sot, me Osasunën, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.