Trajneri i Kosovës tregon arsyen e mosftesës së Meriton Korenicës NULL NULL 17.03.2025 13:20 17.03.2025 13:20 Trajneri i Kosovës, Franco Foda Trajneri i Kosovës Franco Foda, sot ka mbajtur një konferencë me gazetarë. Një nga temat që u trajtua është edhe mosftesa e Meriton Korenicës në Kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e marsit ndaj Islandës në “play-off” të Ligës së Kombeve. Por, strategu gjerman tha se futbollisti i Clujit, mund të ftohet në grumbullimin e radhës. “Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, kemi menduar t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë, këta na kanë bindur se janë të duhurit. Në qershor i kemi ndeshjet tjera, nëse lojtari në fjalë (Korenica) vazhdon me formë të tillë, atëherë mund të ketë ftesë edhe për të”, deklaroi Foda. Zhgënjimin për mosftesën e kishte shfaqur edhe Korenica. Por, ai u tregua i matur në deklarimet e tij duke thënë se shpreson që në ndeshjet e tjera të ftohet për të luajtur për “Dardanët”.